Kukësi nuk ndalet më. Skuadra e Diego Longos ka marrë sot fitoren e tretë radhazi dhe e ka bërë me një goleadë të jashtëzakonshme ndaj Kastriotit, duke e mundur me shifrat 6-1.

Në fakt pjesa e parë pa Kastriotin të krijonte më shumë raste, por duke shpërdoruar para Tafas. Ndërsa në anën tjetër Feizhao e Milunoviç ishin të pamëshirshëm duke ndëshkuar Vatën.

Në pjesën e dytë, falë edhe avantazhit, Kukësi luajti më me qetësi dhe ndëshkoi vendasit me çdo hapësirë që gjente para portës. Faizhaoi shënoi dy gola të tjerë ndërsa më pas edhe Taipi e Lulaj tundën rrjetën e krutanëve të cilët shënuan vetëm golin e nderit me Mudrazija.

KASTRIOTI-KUKËSI 1-6
78′ Mudrazija / 24′, 51′, 77′ Feizhao, 42′ Milunoviç. 86′ Gj. Taipi, 90’+3′ (p) Lulaj