Vllaznia udhëton sot drejt Kukësit për tu përballur me vendasit në kuadër të javës së 29-të të Superiores. Shkodranët duan vazhdimësinë e rezultateve pozitive për tu afruar me kreun, ndryshe nga kuksianët. Ku verilindorët për herë të parë që prej ngjitjes në Superiore rrezikojnë rrëzimin nga Superliga.

Kjo pasi me 35 pikë dhe në vendin e 8-të të klasifikimit me të vërtetë janë të rrezikuar për rënien. Dhe tek blutë presin reagimin në shtëpinë e tyre përballë Vllaznisë ditën e sotme.

Për këtë duel duket se edhe trajneri Hallaçi ka piketuar edhe titullarët që do hedhë në fushë në orën 15:00, në stadiumin “Zeqir Ymeri” të qytetit verilindor.

Kështu në portë pritet si zakonisht Tafas, që është rikthyer si titullar pas dëmtimit. Në mbrojtje pritet të gjejnë vend nga e djathta, Dragoshi dhe nga e majta, Ndreca. Ndërsa qendrën e repartit të prapavijës pritet ta përbëjnë Bytyçi dhe Ebert. Në mesfushë krah vëllezërve Gjelbrim dhe Shqiprin Taipi pritet edhe Rashiti.

Ku ky i fundit ka qenë i rëndësishëm me golat e tij së fundmi për kuksianët. Nga krahët e sulmit Basa pritet të rikthehet si titullar e po ashtu Johnson.

Ku dyshja pritet të jenë në mbështetje të sulmuesit brazilian, Barbosa. Ky pritet të jetë edhe formacioni startues i Kukësit sot, që do përpiqet për një rezultat pozitiv në fushën e tij kundër Vllaznisë.
Endri ÇINARI