Deri para dy javesh i kishin dhene vetem dy ndeshje per te drejtuar si arbiter kryesor dhe krejt befasisht, ne tre javet e fundit, Indrit Myrtja ka drejtuar ne dy ndeshje dhe ne total e ka çuar ne kater numrin e ndeshjeve te tij.

Arbitri shkodran ka qene sot ne fushe per te drejtuar nje ndeshje disi delikate, pikerisht ate ne mes Erzenit dhe Kastriotit, luajtur ne stadiumin “Niko Dovana” te Durresit.

Ndryshe nga heret e tjera, Myrtja kete here nuk ka qene i shoqeruar nga asnje asistent shkodran. Ne sfiden e sotme, ka patur asistencen e tiranasit Dojando Myftari dhe elbasanasit Enea Gjoni.

Duhet thene se takimi ka shkuar pergjithesisht mire. Ne minuten e 3-te ka patur nje gol te shenuar nga Kastrioti, pas nje goditje denimi, por arbitri Myrtja e ka anulluar per faull te Selmanit ndaj portierit te Erzenit. Nje vendim mese i drejte dhe qe nuk ka patur as nevojen e nderhyrjes se VAR./SHKODRA-SPORT.COM/