Vllaznia futsall nuk arriti dot te kualifikohej per ne finalen e kampionatit te sivjetem pasi i humbi te dy gjysmefinalet ndaj Tiranes. E para ne fakt la shume per te deshiruar sepse shkodranet udhetuan drejt kryeqytetit me vetem 5 futbolliste dhe si rrjedhoje erdhi ajo humbje e thelle 1-7!!!

Ne ndeshjen e kthimit ne Shkoder, trajneri Celufaj kishte 2 lojtare me teper ne dispozicion, edhe nje portier dhe nje tjeter lojtar perpos peseshes titullare. Si rrjedhoje ata dhane maksimumin dhe e çuan ndeshjen deri tek penalltite por pa arritur dot ta fitojne ate.

Po çfare ndodhi realisht dhe pse Vllaznia mbeti me kaq pak futbolliste ne ndeshjet me te rendesishme te sezonit, atehere kur duhej perqendrimi maksimal dhe angazhimi i te gjitheve per te shkuar tek suksesi?

Me nje komunikate te shperndare pak kohe me pare, vete klubi i uronte suksese te metejshme pese lojtareve per kontributin e dhene deri ne gjysme te marsit per kete skuader dhe njekohesisht bente te ditur se objektivat do synoheshin me 9 lojtaret qe ajo kishte tashme ne organike.

Por edhe nga keta te fundit, dy “firuan” rruges duke e lene trajnerin Celufaj me vetem 7 futbolliste, nderkohe qe Tirana rivale kishte nje perberje te plote prej 12-13 lojtaresh dhe ky ishte kyçi i suksesit te saj.

Ne fakt vete trajneri shkodran duket se e kishte paralajmeruar deshtimin ne turin gjysmefinal kur shkruante ne profilin e tij ne rrjetet sociale: “Me mire te eci vetem sesa te me shoqerojne besepremet”. Nje mesazh qe kuptohet shkon per ata qe e lane “ne balte” ne synimet e Vllaznia futsall per te kerkuar fitimin e titullit kampion kete sezon./SHKODRA-SPORT.COM/