Puna per ndertimin e skuadres per sezonin e ri eshte marre shume seriozisht tek Vllaznia. Perpos rinovimit te kontratave me mbrojtesit Stojanoviç e Juriç, njekohesisht eshte bere e ditur se edhe trajneri Thomas Brdariç do te jete ne krye te skuadres dhe te gjitha levizjet po behen me aprovimin e tij.

Dhe perpos mbrojtjes, tashme planet kane filluar te behen edhe per mesfushen ku pritet te kete disa ndryshime. Keshtu, perpos interesimit dhe negociatave me Amir Kahrimanoviç, gazeta “Shkodra Sport” meson se drejtuesit e Vllaznise jane ne bisedime edhe me nje tjeter futbollist te njohur te kampionatit shqiptar.

Behet fjale per mesfushorin e Tiranes Regi Lushkja. Kontrata e tij me bardheblute perfundon tani dhe si rrjedhoje kavajasi ka nder mend te ndryshoje ambjent dhe nuk perjashtohet mundesia qe ne sezonin e ri te luaje ne “Loro Boriçi”.

28 vjeçari eshte nje nga emrat e njohur te kampionatit shqiptar dhe ne sezonin e fundit ka luajtur 34 ndeshje me Tiranes, duke shenuar edhe 2 gola dhe duke dhene 4 asiste./www.shkodrasport.com/