U mendua se fati i Vllaznise ne shortin e muajit te ardhshem vendosej nga rezultati i finales Partizani- Egnatia dhe ne rast fitoreje te te kuqve, shkodranet ishin me te favorizuar ne gogla, por ne fakt nuk eshte keshtu.

Siç mund ta shikoni edhe nga fotoja e meposhtme, UEFA e ka vendosur skuadren e Vllaznine ne rradhet e atyre qe jane me te favorizuara ne hedhjen e shortit.

Në tre vitet e mëparshme shkodranët kanë siguruar në bazë të rezultateve të tyre koeficientin 4 në UEFA dhe ai, në këtë edicion, u ka mjaftuar që të bëjnë një hap të rëndësishëm pasi tashmë do të renditen në vazon e skuadrave të forta në shortin e turit të parë të Ligës së Konferencës.

Konfirmimi ka ardhur pas rezultateve të djeshme në disa kompeticone në Europë, ashtu si edhe finalja e Ligës së Europës, që kanë Sjellë zhvendosjet në raunde të ndryshme të skuadrave duke bërë matematikisht të sigurt praninë e Vllaznisë në vazon e skuadrave të forta, ashtu si edhe Tirana.

Kësisoj, shkodranët shmangin kundërshtarë të komplikuar si Zalgiris, Olimpija Ljubjana, Dinamo Tbilisi apo edhe Shkëndija Tetovë, të cilat janë gjithashtu në vazon e parë. Kjo mund të bëjë më të lehtë rrugëtimin në këtë tur të Vllaznisë dhe të ndihmojë në objektivin e shkodranëve për kalimin e të paktën një turi, që do të garantonte të ardhura të rëndësishme për kuqeblutë.