Elseid Hysaj po përjeton “një jetë të dytë” te Lacio. Pas rënies së formës së tij dhe kur të gjithë po mendonin “fundin e parakohshëm” në Itali, mbrojtësi shkodran e ka rritur së tepërmi performancën e tij në ndeshjet e fundit. Corriere della Sera ka zbuluar një statistikë interesante dhe të rrallë për futbollistin e Shqipërisë.
Nga 404 ndeshje zyrtare që Hysaj ka zhvilluar në klube, 315 prej tyre kanë qenë me Sarrin si trajner. Pra 78% e ndeshjeve të Hysajt kanë qenë nën drejtimin e Sarrit dhe kjo dëshmon qartë lidhjen e ngushtë që ka me teknikun e Lacios.
Mbrojtesi shkodran padyshim qe i dedikohet shume ketij trajneri dhe mbase nese nuk do kishte qene ai, nuk dihet se cila do kishte qene karriera e tij. Hysaj e ka shprehur ehde ne intervistat e tij lidhjen e ngushte me Sarrin.
Dhe ne fakt, ia ka shperblyer edhe me paraqitjet e tij ne fushen e lojes dhe kjo ka bere qe edhe trajneri te ndjehet mire per te pelqyerin e tij.