Kukësi kërkon të sh tojë cilësinë në ekip dhe pret të shfrytëzojë merkaton e janarit për të fuqizuar ato pozicione që në 12 javët e këtij kampionati nuk kanë shkuar sipas parashikimeve. “Panorama Sport” zbu- lon nga burime të sigurta në klubin verilindor se goditja e parë e madhe mund të jetë sulmuesi brazilian, Stenio Zhunior.D8B1F5A2-713B-4A34-9CE2-60534D402647

Ky i fundit nuk është një emër i panjohur, pasi ndër vite ka qenë objektiv i ekipeve të Superiores, veçanërisht Partizanit. 29-vjeçari u aktivizua për 6 vite te Shkëndija e Tetovës dhe pasi fitoi gjithçka në Maqedoninë e Veriut, më pas u transferua në Letoni te Riga. Me këtë të fundit luajti në periudhën qershor-shtator 2020, teksa u shpall kampion.

Zhunior u aktivizua në 11 ndeshje dhe shënoi 2 gola për letonezët, por tashmë është futbollist i lirë, pasi ka prishur marrëveshjen. Mësohet se drejtori sportiv i Kukësit, Nderim Nexhipi, ësh- të futur në bisedime me sulmuesin e krahut, me të cilën kanë luajtur së bashku te Shkëndija. Kukësi kërkon të bëjë një sforco financiare për të bindur Zhunior, që nëse pranonte ofertën, do të ribashkohej me Agim Ibraimin, teksa të dy deri pak kohë më parë bënë historinë te Shkëndija.

29-vjeçari është një lojtar që mund të për- doret në të dy krahët e sulmit, por gjithashtu luan edhe në majën e ofensivës. Përveç ekipit tetovar dhe Rigës në Letoni, ai ka qenë pjesë edhe e skuadrave si Pelister Bitola në Maqedoni dhe Liteks Loveç në Bullgari.