Ada e Velipojës ka pasur përherë një histori pozitive në futbollin shqiptar. Megjithatë, për hir të së vërtetës, sezonet e fundit, velipojakët nuk kanë kaluar momente të mira në kampionatin e Kategorisë së Dytë.

Megjithatë, sezoni i ri sportiv pritet të prezantojë një ekip ndryshe në fushën e lojës. Një gjë e tillë konfirmohet edhe nga emërimi në detyrën e trajnerit një emër të njohur të futbollit shkodran, por edhe më gjërë, siç është Altin Xhahysa. Në fakt, për t’u theksuar për Adën e sezonit të ri është se në gjirin e saj do ketë disa futbollistë të talentuar, gërshëtuar edhe nga lojtarët me eksperiencë, ç’ka trajneri Xhahysa do synojë t’u marrë maksimumin.

Disa nga emrat e njohur dhe me të ardhme, që pritet të jenë pjesë e këtij ekipi për sezonin e ri, janë duke nisur nga dyshja e portierëve Ndoj dhe Marku, për të vazhduar më pas me Barbullushin, dyshja Brian Ferhati dhe Ani Ferhati, Hurmi, Kaçubela, Laçeja, Mballani, Pali, Pjetri, Qeleshi, Kaçubela, Sekja apo edhe dyshja tjetër Rigers Xhahysa dhe Alen Xhahysa, nipi dhe djali i trajnerit Altin Xhahysa.

Ndërkohë, “Shkodra Sport” ka siguruar listën e Adës së sezonit të ri, teksa ekipi velipojak pritet të bëjë një sezon pozitiv në Kategorinë e Dytë nën drejtimin e trajnerit Altin Xhahysa. /Maringlen ZHIVANI/

Ada e sezonit 2022-23:

Enio Marku

Besnik Ndoj

Sidrit Barbullushi

Ervis Curri

Brian Ferhati

Anis Ferhati

Erjon Frani

Endri Haxhija

Kledis Hurmi

Klodian Kaçoli

Vildan Kaçubela

Nikolin Kolaj

Elvin Laçeja

Erjon Mani

Devi Mballani

Ardian Mhillaj

Markeljano Pali

Mateo Pjetri

Klajdi Qeleshi

Rigers Sekja

Rigers Xhahysa

Alen Xhahysa

Tr: Altin Xhahysa