Superiorja rikthehet të premten, me dy ndeshje mjaft interesante që luhen në Durrës dhe Elbasan. Kukësi, pas tre humbjes radhazi me skuadrat e kreut, tani përballet me ata që janë në majë, Vllazninë, dhe synimi i vetëm është fitorja.

Verilindorët surprizuan kur fituan në “Loro Boriçi” dhe shkodranët tani do jenë të motivuar edhe për t’u hakmarrë. Takimi tjetër i së premtes, që gjithashtu luhet prej orës 18:00, është ai mes Teutës dhe Bylisit.

Durrsakët duan të bëjnë autokritikë pas humbjes me Vllazninë, por në “Niko Dovana” kanë zhgënjyer shpesh këtë sezon. Të shtunën luhen tre përballjet e tjera, që nisin prej orës 13:30 (nuk përjashtohet mundësia e ndryshimit të orarit).

Spikat Skënderbeu-Partizani, dy ekipe që kanë pasur rivalitet vitet e fundit. Edhe Tirana-Kastrioti është një takim për t’u parë. Në Fier Apolonia do mundohet të befasojë Laçin, skuadër që synon të kapë Vllazninë e vendit të parë. /abcnews/

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 14

E premte, më 15 janar, ora 18:00

Kukësi-Vllaznia

Teuta-Bylis

E shtunë, më 16 janar, ora 13:30

Tirana-Kastrioti

Skënderbeu-Partizani

Apolonia-Laçi