Te parin e shenoi ndaj Laçit se “ia mbushi shejtani”. Te dytin e shenoi sot ne shtese ndaj Skenderbeut duke vulosur fitoren e thelle 4-0 por ne fakt e kishte shume te lehte ta dergonte topin ne rrjete.

Por gjithsesi mesfushori brazilian Hygor Guimaraes Goncalves po tregon vlera. Per te mos thene se eshte padyshim me i miri nga tre brazilianet qe jane bere pjese e Vllaznise kete sezon, por jo vetem.

Ne ndeshjen e sotme ka luajtur ne rolin e mesfushorit te avancuar, pikerisht aty ku i pelqen sepse nga pas i ka patur “krahet e nxehte” me dy digat, Krymin dhe Ramadanin.

Hygor ka treguar vlera edhe sot dhe nga ndeshja ne ndeshje po shnderrohet ne protagonist per Vllaznine, aq sa ka fituar edhe simpatine e shume tifozeve te kesaj skuadre.

Madje shume prej tyre mendojne se braziliani do ta permiresoje edhe me shume lojen e tij ne ndeshje ne ndeshje sepse edhe forma e tij fizike do te vije duke u rritur dhe kjo padiskutim qe do te jete ne te mire te Vllaznise.
www.shkodrasport.com