Sulmuesi shkodran Jurgen Gjini ka befasuar te gjithe sot ne stadiumin “Perparim Thaçi” te Prizrenit kur i ka shenuar te pese golat e ndeshjes Liria- Vitia qe u mbyll me fitoren e se pares me rezultatin e thelle 5-0.

29 vjeçari ne kete menyre ka qene “heroi” i ketij takimi duke bere gjithçka si duhet dhe duke e derguar topin plot pese here ne rrjeten e ekipit kundershtar.

Siç dihet, Gjini eshte marre ne fillim te ketij sezoni tek Liria pikerisht nga trajneri shkodran Samuel Nikaj qe e drejtoi ate sepse ia njeh mire vlerat ngaqe ka punuar me te edhe tek Vllaznia e Shkodres por edhe tek Flamurtari i Prishtines.

Dhe sulmuesi shtatelarte sot nuk e ka zhgenjyer por perkundrazi ka bere qe ndoshta askush se mendonte duke shenuar plot 5 gola. Pas fitores se sotme, Liria ndodhet ne kuoten e 13 pikeve pas 6 javesh kampionat dhe renditet ne vendin e dyte. Pjese e Lirise per ketyre dy shkodraneve eshte edhe nje tjeter, pikerisht mesfushori Alsid Tafili qe mban edhe shiritin e kapitent.

Objektivi i bere publik edhe nga trajneri Nikaj eshte padyshim ngjitja ne Superligen e Kosoves dhe deri tani gjerat duken ne rruge te mbare. Nese Gjini vazhdon te shenoje, padyshim qe ky objektiv do te behet gjithnje e me i afert.
www.shkodrasport.com