Drejtues dhe futbollistë të Vllaznisë po shprehen shumë entuziast për ndeshjen e rradhës në Kukës ku duket se nuk do jenë të kënaqur vetëm me një barazim por do të synojnë fitoren. Në pamje të parë duket diçka e palogjikshme sepse skuadra nuk po kalon një moment të mirë dhe për më tepër kukësianët nuk falin kollaj në fushën e tyre.

Por, pavarësisht kësaj dëshirë të shkodranëve për të triumfuar në Kukës, duhet thënë se edhe bilanci në përballjet direkte me këtë kundërshtar nuk flet në favorin e tyre. Madje jo vetëm për përballjet në “Zeqir Ymeri” por edhe ata në Shkodër. Deri më tani Kukësi dhe Vllaznia janë ndeshur 17 herë dhe kuqeblutë kanë arritur vetëm dy fitore. Një në Shkodër më 16.02.2013 me rezultatin 1-0 me golin e kosovarit Kastriot Rexha dhe të dytën në Kukës më 1 dhjetor 2013 me rezultatin 3-1 në fushën e lojës por të marrë pastaj 3-0 aforfe nga FSHF për shkak të incidenteve që shkaktuan tifozët vendas. Vetëm kaq. Ndoshta ka ardhur rradha për të tretën këtë të dielë. Megjithatë të presim!
Bilanci i përballjeve të deritanishme Kukësi- Vllaznia:
01.09.2012    Kukësi- Vllaznia 0-0
16.02.2013    Vllaznia- Kukësi 1-0    (K.Rexha) 
14.09.2013    Kukësi- Vllaznia 0-3    (aforfe)
01.12.2013    Vllaznia- Kukësi 1-2   
12.03.2014    Kukësi- Vllaznia 1-1   
24.08.2014    Vllaznia- Kukësi 1-2            
29.10.2014    Kukësi- Vllaznia 2-1   
24.01.2015    Vllaznia- Kukësi 1-2      
21.03.2015    Kukësi- Vllaznia 1-0   
29.08.2015    Vllaznia- Kukësi 1-1   
06.12.2015    Kukësi- Vllaznia 1-0   
05.03.2016    Vllaznia- Kukësi 1-2   
04.05.2016    Kukësi- Vllaznia 0-0
08.09.2016   Vllaznia- Kukësi  0-0
06.11.2016   Kukësi- Vllaznia  3-1  
27.01.2017   Vllaznia- Kukësi  0-1   
09.04.2017   Kukësi- Vllaznia  0-0
Bilanci: 17 ndeshje, 9 fitore Kukësi, 2 fitore Vllaznia, 6 barazime. Golaverazhi: 18-12