Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar edhe datat dhe oraret e ndeshjeve te javes se 8-te te Kategorise Superiore. Keshtu, java e tetë e Superiores do të luhet e ndarë në dy ditë, konkretisht të shtunën dhe të dielën. Kjo javë nis me ndeshjen Lushnja-Teuta, që starton në orën 14:00, për të vazhduar me Skënderbeu-Luftëtari, që mbyll ditën e shtunë, ne oren 17:00.

 

Të dielën luhen dy ndeshjet më të rëndësishme të kësaj jave, Kukësi-Vllaznia në stadiumin “Zeqir Ymeri”, në orën 14:00, dhe Partizani-Flamurtari, që zhvillohet në orën 17:00. Java e tete do te mbyllet me takimin qe do te luhet diten e hene ne Laç ne mes skuadres vendase dhe Kamzes. Këto janë datat dhe oraret zyrtare, nëse deri në fundjavë nuk do të ketë ndonjë ndryshim nga ana e FSHF-së.
Persa i perket takimit Kukesi – Vllaznia, duhet theksuar se kjo eshte nje tjeter sfide delikate per shkodranet. Kuqeblute do te shkojne ne kete takim pas nje humbje ne Shkoder ndaj Partizanit. Nje tjeter hap fals do te zhyste akoma me shume ne krize ekipin e drejtuar nga Ernest Gjoka. Ky i fundit rikthehet ne Kukes, te ekipi qe e shpalli kampion, por kete here si kundershtar. Edhe pse pas ndeshjes me Partizanin Gjoka premtoi se do te synoje nje rezultat pozitiv ne Kukes, nje gje e tille duket teper e veshtire, por jo e pamundur. Pas Kukesit, Vllaznia pret Skenderbeun ne Shkoder, nje tjeter ndeshje e veshtire, prandaj ndaj kuksjaneve duhet te merret te pakten nje pike.