Arbitri i FIFA-s Eldorian Hamiti do te jete njeriu qe do te drejtoje ndeshjen Kukesi- Vllaznia qe starton ne oren 18:00 ne stadiumin “Elbasan Arena”.
Ai do te kete e dy asistenteve te kolegjiumit te Tiranes, Dojando Myftari dhe Arber Zalla, ndersa arbiter i katert do te jete lezhjani tjeter Ridoger Çokaj.
Kjo ndeshje, nisur edhe nga rendesia e madhe e saj, do te arbitrohet me 6 gjyqtare sepse do te kete edhe dy pas porte dhe pikerisht durrsaku Klodian Shahini si dhe tiranasi Mario Shabanaj.
Vezhgues i arbitrave ne te ndeshje do te jete Arjan Mali nga Patosi, ndersa delegat i Federates Shqiptare te Futbollit, do te jete shefi i Sektorit te Garave, Marius Sulejmani./SHKODRA-SPORT.COM/