Jane publikuar formacionet me te cilat do te luajne ne ndeshjen e sotme Kukesi dhe Vllaznia. Tek kjo e fundit nuk verehet ndonje ndryshim.

Ne vend te Ramadanit te demtuar do te luaje Gurishta qe eshte spostuar ne mesfushe nderkohe qe lojtaret e tjere jane po te njejtit, qe nga mbrojtja dhe deri ne sulm. Ky i fundit i eshte besuar treshes Lika-Sidorenco- Junior me te cilen do te kerkojne te befasojne kukesianet.

Nga ana tjeter, edhe Kukesi ka mungesa teksa te konfirmuara jane ato te Rroces, Ethemit dhe Musollit. Sakaq, probelem demtimi ka patur edhe Shkurtaj por ai do te jete ne fushe nga minuta e pare.

Vllaznia do te kerkoje te marre pike ne kete takim dhe kuptohet qe nuk do ta kete te lehte por as te pamundur jo. Edhe ne fazen e pare ne Elbasan, ajo ka arritur te fitoje 2-1.

KUKESI- VLLAZNIA

Kukësi: Xhika, Maliki, Teqja, Obanor, Kotobelli, Limaj, Lulaj, Musta, Gavazaj, Abazaj, Shkurtaj Trajner: Orges Shehi

Vllaznia: Efremov, Gligorov, Adili, Malota, Marku, Krymi, Gurishta, Hygor, Lika, Sidorenco, S. Junior. Trajner: Mirsad Jonuz