Sezoni i parë i Zhoze Murinjos te Roma ka filluar me shumë polemika, ku shihej dhe shkarkimi i portugezit pas vetëm 7 muajsh në drejtim.

Murinjo tani është gati për një revolucion të vërtetë te kryeqytetasit, duke kërkuar që sezonin e ardhshëm të luftojnë për më shumë. Pjesa më e madhe e punës do të fillojë në startin e sezonit të ardhshëm.

Sipas mediave italiane, të paprekshmit për portugezin janë vetëm katër: Rui Patricio, Serxhio Oliveira, Pelegrini dhe Abraham. Mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla është në listën e lojtarëve që do të largohen nga ekipi, me Murinjon që tregon se nuk ka besim te 22-vjeçari.

Roma do të përpiqet të shpëtojë sezonin nëse arrin një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, ose nëse dalin triumfues në Ligën e Konferencës.