Gola, kartone te kuq dhe tension ne ndeshjen Ada- Murlani, e vlefshme per javen e dyte te kategorise se dyte te futbollit shqiptar. Ne fund kane qene velipojaket ata qe kane fituar 2-1 me nje gol te shenuar ne minuten e 95-te ndaj kundershtarit qe kishte mbetur me 9 futbolliste ne fushen e lojes.

Ada ne kete menyre kthehet ne nje makth te vertete per Murlanin. Nga 7 pike qe ka grumbulluar ne 13 jave kampionatit, 6 ia ka marre pikerisht ketij kundershtari.

Takimi i luajtur pasditen e sotme ne fushen sportive “Adriatik” te Velipojes, ka nisur me gol per vendasit. Qe ne minuten e 7-te ka qene sulmuesi i ri Mikel Keshtajaku qe ka kaluar ne avantazh Aden.

Por avantazhi i velipojakeve nuk ka zgjatur shume. Ne minuten e 10-te ka qene kapiteni Kaçubela, ai qe ka barazuar shifrat. Pritej qe ndeshja te vijonte e forte, por ne fakt eshte shoqeruar edhe me momente aspak te mira.

Ne minuten e 35-te ka qene mesfushori i Murlanit Arlendo Dodani do te linte skuadren e tij me 10 futbollste sepse u ndeshkua me karton te kuq.

Por problemet per skuadren e trajnerit Xhahysa nuk jane mbyllur ketu. Ne minuten e 65-te arbitri Zeneli do te ndeshkonte me karton te kuq edhe portierin Selimaj duke e lene skuadren e Murlanit me 9 futbolliste ne fushen e lojes.

Ada u mundua ta shfrytezonte kete epersi numerike por goli i fitores do te vinte vetem ne minuten e 95-te dhe adi do te kishte per autor sulmuesin Brilant Hasaj. Perfundimisht 2-1 per Aden qe ne kete menyre merr fitoren e dyte ne kampionat dhe per koinçidence, te dyja ndaj Murlanit./SHKODRA-SPORT.COM/