Pas shume vuajtjesh, skuadra e Terbunit te Pukes me ne fund arrin te fitoje duke lene pas serine e barazimeve. Dhe suksesi i sotem ndaj Apolonise, mban “firmen” e nje shkodrani, 19 vjeçarit Anderson Filipi.

Takimi i luajtur pasdite ne stadiumin “Ismail Xhemali” te Pukes, eshte mbyllur me fitoren e ngushte 1-0 ne favor te skuadres se drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri.

Pjesa e pare e tij, pavaresisht perpjekjeve te te dy ekipeve, nuk do te dhuronte gol dhe si rrjedhoje ata kane shkuar ne pushim ne shifrat 0-0.

Ne te dyten, pukjanet e shtuan presion derisa erdhi edhe goli. Momenti me kulminant i ndeshjes ka ardhur ne minuten e 61-te. Ka qene sulmuesi shkodran Anderson Filipi ai qe pas shume perpjekjeve, e ka derguar topin ne rrjeten e portes fierake.

Me kete fitore, Terbuni eshte ngjitur ne kuoten e 28 pikeve dhe ka kaluar ne vendin e gjashte, por eshte vetem nje pike larg Apolonise qe mban vendin e katert./SHKODRA-SPORT.COM/