Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKundërshtari i Vllaznisë në turin e dytë/ Shkodranët i pret AEL Limasoli,...

Kundërshtari i Vllaznisë në turin e dytë/ Shkodranët i pret AEL Limasoli, ka luajtur Hidi dhe… Avdijaj

Klubi qipriot, AEL Limasol, është kundërshtari i Vllaznisë në turin e dytë të Ligës së Konferencës. Ndeshja e parë do të luhet më 22 korrik, ora 16:30 në stadiumin “AEK Arena” në qytetin e Larnakës, me një kapacitet prej 7400 vendesh.

Por, kush është AEL Limasol? Është pa diskutim një nga klubet më historike të vendit ishullor, me 17 trofe të fituar në total, pikërisht 6 tituj kampionë në Superligën e Qipros, 7 Kupa dhe 4 Superkupa.

Trajner i rivalit të shkodranëve është një boshnjak, pikërisht Dushan Kerkez, i cili tashmë do të marrë sa më shumë informacione nga bashkëkombësit e tij te Shiroki Brijeg.

Në historinë e klubit verdheblu kanë luajtur vetëm dy futbollistë shqiptarë, pikërisht portieri Isli Hidi nga viti 2011 deri në 2013, ku dhe është shpallur kampion, si dhe mesfushori kosovar, Donis Avdijaj. Ky i fundit luajti në pjesën e dytë të sezonit 2020-2021.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments