Sulmuesi Fahrudin Gjurgjeviç dhe mbrojtësi Mevlan Adili do të humbasin ndeshjen e parë në turin e dytë të Ligës së Konferencës kundër AEL Limasolit më 22 korrik.

Kartonët e verdhë të marrë në takimin e djeshëm, kanë bërë që ata të plotësojnë numrin e tyre dhe kësisoj do të jenë dy mungesa me peshë për trajnerin Brdariç.

Lajm i mirë për këtë të fundit është rikthimi i mesfushorit të qendrës, Ardit Krymi, i cili dje nuk luajti për shkak të kartonit të kuq të marrë në Bosnjë.

Vllaznia do te tentoje serish te beje surprizen edhe ndaj AEL Limasol duke shpresuar te marre nje rezultat sa me te mire ne ndeshjen e pare ne Qipro dhe pastaj per te shpresuar serish te mrekullia ne Shkoder me 29 korrik.