Vllaznia prej dites se djeshme ka nisur stervitjet ne Shkoder ku dhe do te qendroje deri ne fund te javes tjeter, para se te transferohet ne nje kamping jashte vendit.

Por nderkohe, kundershtari i saj europian, Universitatea e Krajoves qe prej dites se djeshme ka lene Rumanine dhe eshte spostuar ne Austri ku dhe do te zhvilloje pjesen me intensive te pergatitjeve per sfidat e sezonit te ri.

Universitatea ka zgjedhur te stervitet ne nje kamping shume te njohur, aty ku kane zhvilluar pergatitjet e tyre edhe ekipe te tjera europiane si Ajax Amsterdam, Eintracht Frankfurt, VFB Stuttgart, Legia ose Genoa.

Kampingu i vendosur ne nje lartesi te madhe mbi nivelin e detit, i ndihmon futbollistet te marrin ngarkesat e duhura stervitore, te nevojshme per kete periudhe.

Shkodranet nderkohe jane duke djersitur jo pak ne qytetin e tyre, por pas pak ditesh nuk perjashtohet mundesia qe edhe ata te udhetojne drejt Austrise per te zhvilluar atje nje stervitore dyjavore./SHKODRA-SPORT.COM/