Një rast i pabesueshëm ka ndodhur gjatë ndeshjes që po luhet në këto momente për Kupën e Botës “Katar 2022”, Belgjikë-Marok. Kështu, portieri marokien Bono ishte prezent gjatë himneve, por jo në fillimin e ndeshjes.

Një gjë e tillë duhet të jetë e para herë që ndodh në historinë e futbollit. Gjatë fillimit të ndeshjes Belgjikë-Marok, portieri Bono, gardiani i zakonshëm i marokienëve, ishte i pranishëm gjatë himneve, por më pas u zhduk. Në fund ishte Munir Mohamedi, që zuri vendin e tij në portë.

Kjo situatë shqetësoi edhe komentatorin e RTSH, Kevin Sula, i cili ngatërroi dy portierët për mëse 20-minuta lojë. Në të vërtetë, sipas mediave të huaja, Bono i tha arbitrit dhe portierit të Belgjikës, Courtois, në korridor se nuk po ndihej mirë.

Megjithatë, një gjë e tillë mbetet për t’u konfirmuar në vazhdim. Një rast befasues ky që ndoshta mund të shpjegohet në vazhdim nga institucionet përkatëse.
Maringlen ZHIVANI