Janë luajtur ditën e sotme sfidat e kthimit në turin e parë të Kupës së Shqipërisë. Ekipet e mëdha kanë ka kaluar pa probleme në raundin e dytë, ndërsa nesër do të luhen edhe 4 sfidat e fundit për të kompletuar të gjitha skuadrat që do të kalojnë më tej. Me mbylljen e takimeve të sotme janë zbuluar edhe shumica e përballjeve që do të luhen në turin e dytë.

Në Grupi A, Teuta do të përballet me Korabin, Partizani pret fituesin e ndeshjes Burreli-Besëlidhja, ndërsa Tirana mund të përballet me Dinamon nëse këta të fundit kalojnë Erzenin. Skënderbeu pret të mësojë se cilin kundërshtarë do të ketë përballë pasi Bylis-Oriku do të luhet nesër.

Në Grupin B, Vllaznia sfidon Pogradecin, Egnatia-Kukësi, Flamurtari-Kastrioti dhe Laçi pret fituesin Tomori-Lushnja. Ndeshjet do të zhvillohen me 3 nëntor dhe ajo e kthimit me 17 nëntor.

Grupi A

Korabi – Teuta

Burreli-Beslidhja/ Partizani

Dinamo-Erzeni/ Tirana

Bylisi-Oriku/ Skenderbeu

Grupi B

Pogradeci – Vllaznia

Tomori-Lushjna/ Laci

Egnatia – Kukësi

Flamurtari/ Kastrioti