HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKupa e Shqipërisë, kuqeblutë luajnë me Tiranën më 29 nëntor

Kupa e Shqipërisë, kuqeblutë luajnë me Tiranën më 29 nëntor

Ndeshjet e para të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë nuk do të luhen nesër siç ishte parashikuar.Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që ato të shtyhen për në fund të nëntorit, konkretisht më 29 nëntor sfidat e para. Çka do të thotë se takimi i shumëpritur Tirana- Vllaznia do të luhet me këtë datë.

Ndeshjet e kthimit luhen dy javë më pas, më 13 dhjetor, kur ato do të luajnë në Shkodër. Kjo fazë e Kupës së Shqipërisë sjell sfida mjaft interesante, me Vllazninë që përballet me Tiranen, Kamza me Teutën, apo Laçi me Lushnjen.Skënderbeu do të luajë ndaj Besëlidhjes që surprizoi vjet, Partizani me Pogradecin, ndërsa Kukësi me Erzenin. Luftëtari do sfidohet nga Bylisi dhe Flamurtari nga Turbina.

© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments