Ndeshja e javës së shtatë të Superligës shqiptare, ajo në mes Vllaznisë dhe Partizanit do të luhet ditën e dielë në orën 14.00. Kështu ka vendosur FSHF teksa ditën e sotme ka zbardhur edhe oraret e ndeshjeve që do të luhen në kuadrin e kësaj jave. Kategoria Superiore do t’i luajë ndeshjet e kësaj jave sërish në tre ditë, nga e shtuna deri të hënën.

Dy prej takimeve do të luhen më 21 tetor, ndërsa dy të tjera luhen një ditë më pas.Dy përballjet e para të ditës së shtunë janë ato Lushnja-Laçi dhe Luftëtari-Kukësi, sfida që luhen të dyja prej orës 14:00.Një ditë më pas Flamurtari do të ndeshet me Kamzën në Vlorë prej orës 17:00, por më parë, prej orës 14:00, do të jetë Vllaznia që do të luajë me Partizanin në “Loro Boriçi”.Në Durrës zhvillohet një ndeshje mjaft e rëndësishme midis Teutës dhe Skënderbeut, e përcaktuar të luhet ditën e hënë prej orës 18:00.
E shtunë, më 21 tetor
Lushnja – Laçi (Ora 14:00)
Luftëtari – Kukësi (Ora 14:00)

E diel, më 22 tetor
Vllaznia – Partizani (Ora 14:00)
Flamurtari – Kamza (Ora 17:00)

E hënë, më 23 tetor
Teuta – Skënderbeu (Ora 18:00)

© shkodrasport.com