Friday, January 9, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKupa e Shqipërisë në prag, Vllaznia me një traditë pozitive në 5...

Kupa e Shqipërisë në prag, Vllaznia me një traditë pozitive në 5 sezonet e fundit

Shkruar nga Endri ÇINARI

Vllaznia vijon me përgatitjet dimërore në Uqlin, ku shkodranët janë zhvendosur prej 3 ditësh, për të nisur vitin 2026 në formën më të mirë fizike të mundshme. Dhe ky vit do hapet me një ndeshje kupe dhe jo kampionati për të gjitha skuadrat e elitës së futbollit tonë. Kështu shorti i ka prezantuar kuqebluve si kundërshtar pikërisht Pogradecin, që do jetë “pengesa” e parë për shkodranët në vitin 2026. Por, statistikat në kompeticionin e kupës tregojnë për një ecuri shumë pozitive të shkodranëve.

Kështu 9 herë kampionët e vendit janë shfaqur gjithmonë seriozë në 5 sezonet e fundit përsa i përket kupës. Në sezonin e shkuar, atë 2024-25, shkodranët u eleminuan vetëm në gjysmëfinale kundër Dinamos, që ishte më pas edhe fituese e kompeticionit. Po ashtu në sezonet 2023-24 dhe 2022-23, Vllaznia është eleminuar në gjysmëfinalet e kupës. Dhe në të dy rastet ka qenë Egnatia ajo që ka “nxjerrë” nga gara shkodranët, që në fund ka qenë edhe fituese e kupës në sezonet e sipër përmendura.

Por, shkodranët kanë qenë triumfues në kupë në sezonet 2021-22 dhe 2020-21, ku i kanë shkuar deri në fund edicionit dhe fituar trofeun. Respektivisht kundër Laçit me rezultatin 2-1 pas kohëve shtesë e po ashtu kundër Skënderbeut me rezultatin 1-0. Duke treguar kështu qartazi se dedikimi dhe ambiciet kanë qenë maskimale për shkodranët në kupë. Të cilët edhe kësaj rradhe do kërkojnë të shfaqin vlerat e tyre dhe të tentojnë fitmin e trofeut në fundin e sezonit.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments