Ish-futbollisti i Vllaznisë dhe i Tiranës, Eldis Kraja, ka vendosur të rikthehet në futbollin shqiptar, pas aventurave në kampionatin qipriot dhe atë kroat. 23-vjeçari së fundmi ishte pjesë e Medjimurjes, teksa ka firmosur për Laçin e Mirel Josës.

Kraja, i rritur në akademinë e Vllaznisë, prej tre vitesh ishte pjesë e Tiranës me të cilën luajti pak minuta, por arriti të festonte një titull kampion me bardheblutë, atë të sezonit 2019/2020.

Gjithashtu Kraja në vitin 2021 ka qenë pjesë e Kombëtares U21 ku në datën 8 qershor, ka bërë debutimin me fanellën kuqezi.

Tashme do te jete ne dispozicion te trajnerit Josa dhe padyshim qe do te kerkoje ta binde me paraqitjet e tij, per te fituar mundesisht edhe formacionin laçian.