Paraditen e sotme kanë nisur ndeshjet e vlefshme të Kupës së Shqipërisë për moshat. Siç është bërë e ditur, FSHF ka përzgjedhur 16 ekipe (tetë të parat e secilit grup) për të marrë pjesë në këtë kompeticion. Takimet e para kanë qenë ata të 17 vjeçarëve. Vllaznia e drejtuar nga trajnerët Nefail Zhejani e Denis Zmijani, sipas shortit është ndeshur me Porton.Në fund kanë fituar shkodranët me rezultatin 2-1 duke siguruar në këtë mënyrë kalimin në turin tjetër.

Takimi ka nisur me një autogol të lezhjanëve që ka kaluar në avantazh Vllazninë. Por pak minuta më vonë ka qenë rradha e një tjetër autogoli. Këtë herë ka qenë mbrojtësi shkodran Krymi që ka shënuar gabimisht në portën e tij duke barazuar shifrat. Pjesa e parë është mbyllur në barazim 1-1. Në të dytën do të ishte sërish Krymi që do të shënonte, por këtë herë në portën e Portos dhe me këtë gol do të mbyllej ndeshja.

Vllaznia U-17 ka siguruar kësisoj kualifikimin për në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë teksa është në pritje të mësimit të kundërshtarit të rradhës.
© shkodrasport.com