Mesditën e sotme do të luhen plot 12 ndeshje të vlefshme për Turin e Parë të Kupës së Shqipërisë.

Në Grupin A,Teuta, Partizani, Skënderbeu dhe Tirana do të luajnë pa objektiva për shkak të fitoreve të thella në ndeshjet e para, ndërsa e hapur mbetet sfida Korabi-Vora që përfundoi 1-2 në favor të miqve në sfidën e parë.

Situata në Grupi B është më e ndërlikuar. Vllaznia që humbi sfidën e parë me Labërinë do të luajë në ‘’Loro Boriçi’’ duke tentuar me çdo kush kualifikimin.

E njëjta vlen dhe për Laçin e Kukësin që barazuan në ndeshjen e para, dhe sot presin në shtëpi respektivisht Butrintin dhe Maliqin. Interesante dhe sfidat Apolonia-Flamurtari dhe Egnatia-Turbina që në ndeshjen e parë përfunduan në barazim 1-1.