Vllaznia në volejboll për meshkuj i ka nisur me fitore ndeshjet e Kupës së Shqipërisë në fazën e grupeve. Pikërisht në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi”, Shkodër, kuqeblutë kanë fituar 3-1 ndaj Erzenit.
Padyshim që do të jetë një fitore e cila do t’i ndihmojë ata për vazhdimësinë në këtë kompeticion, për të arritur objektivat që kanë.
25-19 seti i parë për Vllazninë. Janë kundërpërgjigjur në të njëjtat shifrat lojtarët shijakas në setin e dytë duke barazuar gjithçka dhe duke rihapur ndeshjen.
E më pas Vllaznia ka rrëmbyer dy sete njëherazi, 25-20 dhe 25-18, dhe në një hark kohor prej një ore e 36 minutash, ka fituar 3-1.







