Thursday, March 5, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKUPA E SHQIPËRISË/ Zbulohen datat kur do të luhen gjysmëfinalet

KUPA E SHQIPËRISË/ Zbulohen datat kur do të luhen gjysmëfinalet

Kupa e Shqipërisë ka tashmë emrat e katër skuadrave që do të përballen në gjysmëfinalet e turneut të cilat si rrallëherë më parë, nuk do të kenë ato që cilësohen si favoritë të dukshëm për trofeun pasi të katër ekipet duken në gjendje ta fitojnë atë.

Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo janë ekspertët e turneut në këtë tur, pasi janë fituesit e 5 edicioneve të fundit të tij, me shkodranët të cilët shkojnë rregullisht në gjysmëfinale që nga sezoni 2020-2021. Ata kanë fituar pikërisht atë edicion ashtu si edhe pasardhësin, ndërsa më pas e kishte radhën dy herë radhazi Egnatia të bënte të vetin trofeun.

Dinamo është mbajtëse në fuqi e trofeut, ndërsa është edhe klubi që zotëron më shumë trofe të tillë mes gjysmëfinalistëve, plot 14. Katërshen e plotëson Elbasani, një debutues në këtë pikë të turneut, pasi klubi i themeluar në vitin 2021 më parë maksimumin në Kupë e kishte me pjesëmarrjen në çerekfinale në edicionin e kaluar.

Tashmë skuadrat presin shortin e gjysmëfinaleve, për të mësuar se kë do të kenë përballë në ndeshjet të cilat luhen më datat 8 dhe 22 prill, sipas kalendari të publikuar nga FSHF.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments