Kukësi dhe Vllaznia luajnë të hënën në 16:45 për javën e 24 të sezonit. Dueli mes tyre do zhvillohet në “Elbasan Arena”, me verilindorët që ndryshojnë sërish stadium.

Në sfidën e fundit si pritës, skuadra e Longo luajti në “Loro Boriç”, teksa përballë Vllaznisë diçka e tillë s’mund të ndodhte.

Të dyja skuadrat kanë 38 pikë në tabelën e klasifikimit pas 23 javëve, duke ndarë vendet 3 dhe 4. Sfida e së hënës është e rëndësishme për të dyja skuadrat, që këtë sezon kërkojnë të kurorëzohen me pjesëmarrjen në Europë.

Vllaznia do te kerkoje te vijoje serine e rezultateve pozitive nderkohe qe Kukesi do te synoje te lere pas humbjen 0-5 ndaj Partizanit. Per kete arsye, pritet te jete nje sfide shume e forte.