Basania U17 ka arritur të fitojë ndeshjen e rradhës, atë në shtëpi ndaj Tirana B me shifrat 4-2. Ekipi i Basania ka treguar karakter, duke arritur tre herë të kalojë në avantazh dhe duke marrë një trepikësh me shumë vlerë.

Në fakt, ndeshja ka nisur me gol për Basanian. Në minutën e 10-të, ka qenë Lleshi që e ka dërguar topin në rrjetë.

Ky gol nuk i ka demoralizuar bardheblutë, përkundrazi ata kanë reaguar menjëherë dhe kanë arritur të barazojnë pas 5 minutash, në minutën e 15-të, me anë të Kajës.

2 minuta më pas, në minutën e 17-të, gjyqtari i ndeshjes ka akorduar 11-metërsh për Basanian dhe Ibishaj nga pika e bardhë, e ka dërguar topin në rrjetë, teksa ka shënuar edhe golin e avantazhit për Basania U17. Në fundin e së parës, miqtë të pakënaqur me disavantazhin, hidhen në sulm dhe në minutën e 38-të, do të barazojnë me anë të Mucës.

Me rezultatin 2-2, do të mbyllej pjesa e parë. Në fillimin e së dytës, vendasit janë të pakënaqur me këtë rezultat, që në fakt nuk pritet mirë në kampin e Basanias dhe prandaj vjen menjëherë reagimi.

Gjashtë minuta më vonë, pas fillimit te pjesës së dytë, do të ishtë Lleshi, ai që do të shënonte golin e tij të dytë personal dhe të tretin për Basanian. Megjithatë, ndeshja nuk do të mbyllej këtu. Në minutën e 77-të, Lazri do të shënonte edhe golin e katërt dhe te fundit të ndeshjes, duke i dhënë kështu edhe fitoren me shifrat 4-2 ekipit të Basanias.

Me këtë trepikësh, Basania U17 është ngjitur në kuotën e 35 pikëve, duke kryesuar momentalisht në vendin e parë të tabelës së klasifikimit. /Maringlen ZHIVANI/

Basania U17-Tirana B U-17 4-2

Golat: Lleshi 10’, 52, Ibishaj (pen) 17’, Lazri 77’ / Kaja 15’, Muca 38’