Friday, January 9, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKUPA/ Laçi luan me titullarët në Sarandë, por vetëm barazim me Butrintin

KUPA/ Laçi luan me titullarët në Sarandë, por vetëm barazim me Butrintin

U zhvillua në orën 13:30 në stadiumin e qytetit të Sarandës, sfida e vlefshme për raundin e parë të Kupës së Shqipërisë, mes Butrintit dhe Laçit, që përfundoi në barazim 1-1.

Miqtë kaluan të parët në avantazh me anë të Ademit, teksa vendasit barazuan shifrat me Malajn. Pavarësisht se trajneri malazez, Vukiçeviç, nuk i kurseu titullarët, duke hedhur në fushë pjesën më të madhe të tyre, bardhezinjtë nuk shkuan më shumë se barazim 1-1 ndaj skuadrës së Banos.

Ata padyshim qe do të kërkojnë kualifikimin në sfidën e kthimit që luhet më 14 tetor ne fushen e tyre dhe te gjitha gjasat flasin per kete gje.

BUTRINTI – LAÇI 1-1

GOLAT: Malaj 49’ / Ademi 17’

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments