Ka qene pjese e ekipit te Terbunit te Pukes sezonin e kaluar dhe u tha se do te luante me te edhe ne sezonin e ri, por ne fakt nuk ka ndodhur keshtu sepse sot eshte zyrtarizuar ne nje skuader tjeter.

E kemi fjalen per mbrojtesin shkodran Samet Ruqi. “Shkodra Sport” meson se diten e sotme nderkohe eshte mesuar se futbollisti ne fjale ka arritur akordin dhe ka rene dakord me drejtuesit e Beselidhjes per te luajtur me skuadren e tyre ne sezonin e ri.

Trajneri Dritan Smajli duket se e ka bindur per te veshur fanellen e skuadres lezhjane duke qene ne kete menyre nje perforcim i rendesishem per prapavijen e saj. Me pervojen e tij, 28 vjeçari pritet te jete nje goditje ne merkaton e Beselidhjes.

Per me teper qe Ruqi nuk eshte i panjohur ne Lezhe sepse ka luajtur edhe me pare aty, pikerisht ne sezonin 2020-2021 para se te kalonte tek Terbuni.

Kujtojme qe futbollisti eshte rritur tek Akademia Vllaznia, madje ka luajtur edhe me ekipin e pare te saj dhe me pas me Vllaznia B, para se ta vazhdonte karrieren ne kategorine e pare me ekipet e tjera./SHKODRA-SPORT.COM/