Kanë përfunduar 2 ndeshjet e fazës Play-Off në Kategorinë e Parë. Pogradeci fitoi pa vështirësi 3 – 0 kundër Kastriotit, ndërsa Besa shtangu Iirinë në transfertë, e mbyllur 2 – 0 për ekipin kavajas.
Në takimin e luajtur në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”, golat për Pogradecin mbajtën “firmën” e Greca dhe dopieta e Pius. Liqenorët ishin dominues në çdo aspekt, ndërsa tashmë do të zhvillojnë finalen e madhe ndaj Besës.
Verdhezinjtë e Kavajasë e vulosën fitoren brenda 3 minuta në stadiumin “Redi Maloku”, me golat e William Cordeiro dhe Chinëendu, respektivisht në minutat 8-të dhe 11-të.
Pogradeci 3-0 Kastrioti (Greca 15′)
Iliria 0-2 Besa Kavajë (Cordeiro 8′, Chinwendu 11′)


