Pasditen e sotme në portale të ndryshme ka qarkulluar lajmi për një interesim të Vllaznisë edhe për mesfushorin Gjergj Muzaka por në fakt, ajo që mësohet është se kuqeblutë nuk kanë shfaqur asnjë interes për të. Kjo edhe ngaqë në pozicionin ku luan ai, ka lojtarë dhe nuk është e nevojshme të shpenzohen lekë. Kërkesat që trajneri Cungu ka patur për merkaton e janarit, ka qenë gjetja e një mesfushori- sulmues (Bakaj është ideali për këtë vend) dhe e një mbrojtësi të majtë (u mor belgu Mulemo). Idealja do të  kishte qenë nëse do të ishte marrë edhe një sulmues i mirëfilltë por deri në këto momente nuk ka asnjë emër që ka qarkulluar. Megjithatë, për Muzakën nuk ka asgjë të vërtetë dhe nuk pritet të ketë as në ditën e nesërme. Vllaznisë i duhet tani të mendojë për ndeshjen e së mërkurës me Teutën për kupën dhe për të, Mulemo është i gatshëm tashmë se i ka ardhur dokumentacioni dhe e njëjta gjë pritet të ndodhë edhe me Bakajn, pasi të ketë firmosur më parë kontratën.

© shkodrasport.com