HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKuqeblutë mëngjesin e së hënës nisen drejt Malit të Zi

Kuqeblutë mëngjesin e së hënës nisen drejt Malit të Zi

Ashtu siç kishte deklaruar kryebashkiakja Ademi pak ditë më parë, ekipi I Vllaznisë do të udhëtojë mëngjesin e së hënës drejt Malit të Zi për zhvillimin e fazës më intensive të përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik. Drejtuesit e klubit kanë marrë të gjitha masat për këtë gjë, si për udhëtimin ashtu edhe për akomodimin që do të bëhet në kampingun e Beranes, pikërisht aty ku kanë qenë edhe një vit më parë.

Po ashtu, po bisedohet për të parë edhe mundësinë e zhvillimit të një apo dy
miqësoreve me ekipe malazeze gjatë qëndrimit atje.  Kuqeblutë pritet që të qëndrojnë atje për një periudhë 10-12 ditore.  Vonesa në lëvrimin e fondit dhe kalimi në numrin e llogarisë së klubit, e ka shtyrë udhëtimin drejt vendit fqinj dhe kjo krijoi edhe njëfarë kaosi, sidomos në opinionin sportiv teksa kishte dyshime për mbarëvajtjen e ecurisë së punës tek skuadra e Vllaznisë. Por në fakt, pas ndërhyrjes edhe të kryebashkiakes Ademi, gjërat janë vënë në lëvizje dhe tashmë gjërat duken në normalitet. Ende nuk është zbuluar lista e lojtarëve që do të udhëtojnë drejt Malit të Zi megjithatë pritet të jenë të njëjtët futbollistë të cilët kanë qenë kohët e fundit në stërvitje, me përjashtim të mbrojtësit Enes Isufi I cili do të grumbullohet këto ditë me kombëtaren U-19.

© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments