Futbollistët e kombëtares shqiptare të futbollit kanë filluar të mbledhin fonde për t’u qëndruar pranë familjeve që janë prekur nga tërmeti në Shqipëri.

Lojtarët kuqezinj kanë publikuar në rrjetet e tyre sociale një mesazh të përbashkët me llogari bankare ku të gjithë mund t’u bashkohen me donacione, ashtu siç kanë bërë vetë ata duke kontribuuar për solidarizimin.

“Ne, djemtë e ekipit Kombëtar shqiptar kemi ndërmarrë nismën për të kontribuar financiarisht për të prekurit nga tërmeti shkatërrimtar që goditi Shqipërinë.

Ftojmë të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen të kontribuojnë në llogarinë e hapur nga grupi. Ne jemi një skuadër e pandarë dhe sëbashku do ti kalojmë këto momente të vështira për vendin tonë”, është mesazhi i kuqezinjve, shoqeruar me të dhënat e llogarive bankare.

Monedha: LEK

Union Bank Sëift Code UNALALTR

IBAN: AL79214111060117141628020118

Monedha: EUR

Union Bank Sëift Code UNALALTR

IBAN: AL73214111060117141628020129

Monedha: USD

Union Bank Sëift Code UNALALTR

IBAN: AL67214111060117141628020140