Disa nga sulmuesit më të mirë në qarkullim janë duke konkurruar në garën për golashënuesin më të mirë në Evropë.

‘Këpuca e Artë’ evropiane i ndahet realizuesit më të mirë në ligën, në të cilën luan, ndërsa në renditjen e mëposhtme janë përfshirë golashënuesit më të mirë në top-pesë ligat evropiane.

Robert Lewandowski, i cili këtë sezon luan te Barcelona, ishte golashënuesi më i mirë i edicionit të kaluar me 35 gola, duke lënë prapa konkurrentë, si Kylian Mbappe, Karim Benzema e Ciro Immobile.

Në vijim është lista me 10 golashënuesit më të mirë në top-pesë ligat evropiane:

Erling Haaland
Manchester City
36 gola

Harry Kane
Tottenham Hotspur
28 gola

Kylian Mbappe
Paris Saint-Germain
28 gola

Alexandre Lacazette
Lyon
26 gola

Robert Lewandowski
Barcelona
23 gola

Victor Osimhen
Napoli
23 gola

Jonathan David
Lille
22 gola

Habib Diallo
Strasbourg
20 gola

Lautaro Martinez
Inter
20 gola

Ivan Toney
Brentford
20 gola

/Telegrafi/