Ne futboll momentet me te bukura jane sigurisht ato kur shenohen golat. Te gjithe i mbajne mend golat e bukur, por ne fakt ka edhe autogola qe jane po aq te bukur dhe njekohesisht te dhimbshem per skuadren qe ndeshkohet.

Keshtu ka ndodhur se fundi ne nje ndeshje ne futbollin lituanez, kur autogoli padyshim qe i ka bere te qeshin te gjithe, por nga ana tjeter, skuadra qe eshte ndeshkuar, kuptohet qe nuk e ka kaperdire kollaj.

Portieri i Zalgiris Vilnius është bërë protagonist i një gafe fatale në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Lituanisë ndaj Kauno.

Në tentativë për të realizuar një rivënie të gjatë të topit, ai e godet atë në kokën e një mbrojtësi dhe topi përfundon në rrjetë.