Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE PA KATEGORIKur 105 milionë euro nuk mjaftojnë, Dembele pranë largimit nga Barcelona

Kur 105 milionë euro nuk mjaftojnë, Dembele pranë largimit nga Barcelona

Blerja e Filip Kutinjos dhe forma që ka treguar skuadra në pjesën e parë të sezonit, ka bërë që Barcelona të mendojë largimin e një prej blerjeve më të shtrenjta në historinë e futbollit, Ousman Dembele.

Futbollisti i afruar me bujë në verë, për shifrën e 105 milionë eurove, duket se nuk bind te katalanasit që janë gati ta lënë të largohen.

Sipas “Daily Star”, dy janë destinacionet më të mundshme të sulmuesit gjatë merkatos së verës së ardhshme. E para është ajo e transferimit te Arsenali, në kërkim të një futbollisti me teknikë të tillë për të zëvendësuar të larguarin Sançez.

Ndërsa hipoteza e dytë do të hapte një skenar më të bujshëm të merkatos, pasi bëhet fjalë që ai të jetë pjesë e marrëveshjes për transferimin e Antuan Grizman te Barcelona. /vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments