Skënderbeu ka pasur dikush shansin të kishte në radhët e tij dy kampionë bote të Italisë. Bëhet fjalë për Marco Materazzin dhe Alessandro Del Pieron.
Lajmi është zbuluar në vitin 2015 nga gazeta e asaj kohe, “SportEkspres” e cila shkruan se agjenti i dy lojtarëve, kishte kontaktuar me kampionët e Shqipërisë sapo kishte nisur faza e Champions League, pra turet e verës, deri te play-off.
Si ish-futbollisti i Juventusit, ashtu edhe ai i Interit, kishin përgatitur fotot me fanellën e Skënderbeut. Por, me pas, akordi ekonomik nuk u gjend dhe gjithçka mbeti vetëm një ëndërr.
Ne ate periudhe, lajmi eshte konfirmuar nga drejtues te Skënderbeut, që kanë pranuar se kanë pasur një tratative, por që ka mbetur vetëm e tille pasi nuk u përmbush për çështje të vogla….