Presidenca amerikane e Chelsea-t nuk ka pasur aspak frikë nga investimet. Boehly nuk e ka menduar dy herë të shpenzojë paratë për të pasuruar organikën e skuadrës dhe këtë e dëshmojnë lëvizjet e bëra në merkato.
Janë plot 650 milionë dollarë të shpenzuara që nga vera e shkuar e deri më tani te Chelsea, që vetëm në muajin janar ka siguruar shërbimet e Mudryk-ut, Enco Fernandezit, apo edhe të sulmuesve si Nkunku, Joao Felix e tij.
Në total janë 18 lojtarë të arfuar në këto dy dritare transferimesh. Por në futboll jo gjithmonë paratë kanë vlerë dhe përkthehen në sukses. Më mirë se kushdo, këtë shprehje po e mëson vetë Todd Boehly.
Edhe pse janë shpenzuar miliona dollar, Chelsea sërish nuk po gjen dot rezultat pozitiv. Blutë e Londrës mbajnë vendin e 9 në tabelën e renditjes, ndërsa në dy ndeshjet e fundit kanë barazuar me shifrat 0-0. Ende asnjë gol i shënuar për Chelsea-n.