Portieri i Belgjikës, Tibo Kurtua, është dukur i zhgënjyer pas skualifikimit të ekipit të tij ndaj Francës. Ai deklaroi se ishte turp për futbollin që nuk u kualifikua Belgjika para Francës.

“Franca nuk luajti për asgjë. Është turp për futbollin që Belgjika nuk fitoi. Është një ndeshje frustruese. Francezët po luanin vetëm për të mbrojtur golin që shënuan. Unë bëra disa pritje, por ata nuk kishin ndonjë shans të madh. Humbëm një ndeshje ndaj një skuadre që nuk ishte më e mirë se ne. Turp që sonte nuk fituam” – deklaroi Kurtua.

Megjithate tashme nje nga verdiktet me te rendesishme te ketij Boterori eshte vendosur. Franca eshte skuadra e pare finaliste e tij dhe vetem nje hap larg fitores se trofeut.

Mbetet per t’u percaktuar edhe finalistja e dyte. Anglia apo Kroacia? Kete do ta tregoje sfida e neserme ne mes tyre. Nje ballafaqim interesant qe mund te dhuroje çdo rezultat.