FAQJA E PARE KRYESORE Kush do të jetë trajner i ri i Real Madridit – kandidatët...

Kush do të jetë trajner i ri i Real Madridit – kandidatët dhe kuotat në baste

480

Florentino Perez ka filluar punën për gjetjen e një trajneri të ri, pasi me Santiago Solarin, aktualisht janë jashtë pothuajse çdo gare.

Jose Mourinho është i lidhur ngushtë me një rikthim në kryeqytetin spanjoll në ditët e fundit, por megjithatë respektin e madh te Perez për trajnerin portugez, ai nuk konsiderohet profili i duhur për klubin në këtë moment.

Lista e kandidatëve të mundshëm për të marrë vendin e trajnerit në Santiago Bernabeu nuk është e madhe.

Jurgen Klopp, Mauricio Pochettino ose Massimiliano Allegri janë disa nga emrat që përmenden.

Të tre kanë stile dhe përvoja të ndryshme, por secili prej tyre ka arritur suksese të bujshme me ekipet e tyre aktuale në Liverpool, Tottenham Hotspur dhe Juventus.

Në listën e favoritëve është edhe trajner i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, që i dërgoi londinezët deri në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Kuota e tij në baste për tu emëruar trajner është 4.00.

Një tjetër trajner pa një klub qëndron i treti. Antonio Conte ka kuotën 7.00, aq sa edhe Joachim Low.

Në orët e fundit është kthyer në modë edhe emri i Zinedine Zidanes, që nga votat e tifozëve është më i preferuari.

Kë favorizojnë bastet?

Tifozët po kërkojnë ndryshime radikale në skuadër dhe në stol.

Bastet e shohin si favorit të qartë deri më tani, Jose Mourinho, duke u kuotat me 1.70.