Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREKush mund të mburret se ka 801 gola si Kristiano Ronaldo?!

Kush mund të mburret se ka 801 gola si Kristiano Ronaldo?!

Thuhet se hungarezi Lajosh Tihi ka shënuar afërsisht 2 000 gola, se Pele dhe Jozef Bican kanë mbi 1 000 gola, dhe po ashtu është Fridenrajhu brazilian me rreth 1 300 rrjeta.

Gjithsesi, këtyre yjeve të së shkuarës është e vështirë t’u vërtetohen trimëritë, ndërsa këto të Kristiano Ronaldo po. Superylli portugez ishte në 799 gola deri para sfidës së Mançester Junajtidit me Arsenalin.

Aty u desh një rrjetë nga aksioni dhe një nga pika e bardhë e penalltisë për të arritur në 801, një shifër vërtet e jashtëzakonshme.

CR7 ka 5 gola për Sportingun e Lisbonës, 450 me Realin e Madridit, 101 me Juventusin, 115 me kombëtaren e Portugalisë dhe 130 me Mançester Junajtidin në dy epoka, ndërsa kjo e dyta ende vazhdon. Objektivi i radhës janë 850 golat dhe padyshim që ky futbollist do t’i arrijë./Sfidanti/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments