Kombëtarja e femrave në volejboll fitoi sot pasdite 3-0 ndaj Estonisë, në ndeshjen për vendet 3-4 të Divizonit të Argjendtë të Ligës së Europës, sfidë e luajtur në Nykoping të Suedisë.

Për pasojë, Shqipëria është renditur në vendin e tretë në këtë event europian, duke marrë medaljen e bronzit.

Një rezultat fantastik i Shqipërisë në këtë turne, ku arriti 6 fitore dhe dy humbje, duke u kualifikuar për herë të parë në fazën finale dhe duke marrë vendin e tretë.

Meritë e vajzave e stafit, që bënë një punë të mirë, duke vënë në qafë medaljen e bronzit.