Evis Kushi, ministrja e Arsimit dhe Sporteve, mori fjalën në mbrëmjen gala “Më të mirët 2022”, që organizohet nga FSHF dhe Digitalb dhe që po transmetohet në SportNews.
Pasi lexoi emrin e Redon Xhixhës si fituesi i Topit të Artë 2022, Kushi deklaroi: “Nuk ka asnjë dyshim që futbolli është sporti më popullor dhe i dashur. Është sporti që frymëzon, bashkon njerëzit dhe ngjall emocionet më të papërshkrueshme. Në stadium kam parë burra që qajnë, nga gëzimi i fitores dhe dhimbja e humbjes.
Futbolli nxit edhe vlera, sepse që të luash bukur e të fitosh, në futboll nuk mjafton vetëm talenti, duhet disiplinë dhe sakrificë, duhet fryma e ekipit dhe harmonia.
Për këto vlera, unë jam shumë krenare që bashkë me presidentin e FSHF-së nënshkruam një marrëveshje për futbollit në shkolla, me mbështetjen e FIFA-s. Duam ta nxisim që në moshë të vogël te fëmijët këtë sport.
Futbolli sjell edhe zhvillim, e pamë si Tirana u shndërrua në kryeqytetin e Europës me finalen e Conference League. Por duhet infrastruktura për të pasur futboll të zhvilluar.